Report TV - OSBE/ODIHR kundër KQZ për censurimin e mediave

Report TV - OSBE/ODIHR kundër KQZ për censurimin e mediave

Kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtuar Kuvendit, për kontrollin dhe censurimin e portaleve, gazetave dhe televizioneve, para dhe gjatë fushatave zgjedhore, nuk gjen mbështetje në asnjë prej rekomandimeve të OSBEODIHR, për ndryshimin e ligjit zgjedhor.br br Kërkesa e KQZ për aplikimin e kufizimeve mbi mediat, pa afate kohore, rezulton një shpikje tërësisht e KQZ, pa një analizë paraprake dhe ekspertizë për pasojat e propozimit. Misioni i OSBEODIHR-it, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, ka bërë 23 rekomandime, me qëllim për të përmirësuar më tej zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Për mediat, OSBEODIHR ka vetëm një propozim, më konkretisht, rekomandimin numër 17, ku kërkon shfuqizimin e nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me transmetimin nga mediat të materialeve të gatshme që servirin partitë politike.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:42

Your Page Title