Ora News - Ndahet nga jeta mjeku i njohur Polikron Çela

Ora News - Ndahet nga jeta mjeku i njohur Polikron Çela

Subscribe në Ora News këtu br Mjekësia shqiptare ka humbur këtë të diel një nga pediatrit më të njohur, Polikron Çela. Mjeku 81-vjeçar, që i përkushtoi jetën shëndetit të fëmijëve humbi betejën me sëmundjen e rëndë prej të cilës vuante prej disa kohësh. br br Lajmin e hidhur për largimin nga jeta e ka njoftuar në rrjetet sociale vëllai i tij, Mitro Cela.br br Polikron Çela, ka drejtuar Shërbimin e Nefrologjisë si dhe Spitalin e Fëmijëve si dhe ka qënë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë.br br Doktor Polikroni, mik i të gjithëve, do të mbahet mend për punën e palodhur, kujdesin ndaj të vegjëlve por edhe këshillat e vlefshme për nënat të cilat nuk nguronte t`i ndante me median duke pasur me të një bashkëpunim të ngushtë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:59

Your Page Title