Bashkite, 280 milione Dollare borxhe

Bashkite, 280 milione Dollare borxhe

Pushteti vendor vijon të krijojë detyrime të prapambetura ndaj bizneseve. Vetëm në dy vitet e fundit, totali i borxheve që 61 bashkitë kanë ndaj të tretëve arriti në 160 milionë Dollarë, ku nëse i shtohen edhe 120 milionë të tjera para 2015-ës, në total borxhet arrijnë 280 milionë dollarë ose sa 2 e prodhimit të brendshëm bruto.br br Ministria e Financave raporton se gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2017-ë janë krijuar 42 milionë Dollarë detyrime të reja, ku shumica e tyre janë për buxhetin e investimeve publike dhe mallra e shërbime.br br Megjithatë përmes një plani të detajuar nisur bashkive nga qeveria, pushteti vendor ka filluar shlyerjen e borxheve ndaj privatit. Në total janë paguar dhe do të shlyhen gjatë muajve që vijnë rreth 190 milionë Dollarë, dhe do të mbeten për t'u shlyer ende 90 milionë.br br Detyrimet e prapambetura të vendorëve kanë qenë gjithnjë një gangrenë për buxhetin. Me ligjin e ri Ministria e Financave i detyroi bashkitë një vit më parë që të nisnin shlyerjen e borxheve, ndërsa po ashtu vendosi nën sekuestro tatimore 24 njësi vendore për të arkëtuar detyrimet që ato kanë edhe ndaj shtetit.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:07

Your Page Title