Ora News - Kokaina në Durrës, MB: Opozita, fushatë për të dëmtuar procesin e negociatave

Ora News - Kokaina në Durrës, MB: Opozita, fushatë për të dëmtuar procesin e negociatave

Subscribe në Ora News këtu br Ministria e Brendshme reagoi në lidhje me deklaratat e opozitës në lidhje me sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës. Sipas Ministrisë së Brendshme aksioni u krye plotësisht nga Policia shqiptare. Më tej, në reagim thuhet se ky operacion i gëzoi të gjithë përveç liderit të opozitës shqiptare, që baltos policinë.br br Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për dekonspirim të operacionit antidrogë në Maminas, ku u kapën 613 kg kokainë.br br Në një deklaratë të gjatë për mediat, MB e cilëson një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sy të të huajve.br br "Sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin".br br Sipas Ministrisë së Brendshme, opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.br br Ministria nxit Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t'i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:09