Ora News - Një i tretë në vrasjen e biznesmenit Begalla

Ora News - Një i tretë në vrasjen e biznesmenit Begalla

Subscribe në Ora News këtu br Një person i tretë dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim. Për ekzekutimin e Begallës, ngjarje e cila ka ndodhur më 14 shkurt, tashmë janë vënë në pranga 2 persona.br br Për vrasjen e biznemenit Memli Begalla u shpall në kërkim edhe një person i tretë.br br Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Begallës, më 14 shkurt, pasi është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë.br br Referuar dosjes së prokurorisë, në ekzekutimin e 64-vjeçarit kanë marrë pjesë 3 persona të veshur me xhupa e kapuç, ku njëri prej tyre mban syze.br br Pjesëmarrësit në krim, shfaqen në lokalet pranë sheshit ?Willson?, ku 2 prej tyre ulen bashkë, ndërsa i treti, që mban në kokë një kapuç të kuq, ulet i vetëm.br br Më pas në lokal shfaqet Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm.br br Vetëm pak më vonë biznesmeni është gjendur i ekzekutuar pranë automjetit të tij.br br Për këtë janë vënë në pranha Ardian Serezi dhe Denis Demiri, të cilët shfaqen duke e ndjekur nga pas Begallën vetëm pak momente para ekzekutimit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:14