Ora News - Netët pa gjumë mes ujit të banorëve të Shirqit

Ora News - Netët pa gjumë mes ujit të banorëve të Shirqit

Subscribe në Ora News këtu br Nata thuhet i ka sytë mbyllur, por banorët e fshatit Shirq në Shkodër nuk mund të flenë.br br Më shumë qëndrojnë pa gjumë, e me sytë në dritare duke parë nivelin e ujit dhe gati për evakuim nëse do ta kërkojë nevoja.br br Argjinatura e fshatit rrezikon të mos e përballojë fluksin e lartë të prurjeje, ndaj ka nisur puna me ngritjen e barriera mbrojtëse.br br Thasë me rërë janë vendosur si prita dhe paralelisht uji tërhiqet nga banesat me pompa.br br Banor: Kena frikë.br br Situata me të cilën po përballen është tejet e vështirë. Uji ka mbuluar tokat bujqësore dhe oborret e shtëpive, duke prekur shkallët e para.br br Banor: Frika jonë është të mos ketë prurje më të mëdha.br br Në ndihmë të banorëve janë angazhuar forcat e emergjencës civile, punën e të cilëve e ndoqi nga afër kamera e Ora News në Shkodër.br br Prençi: Këto janë trupat më të përgatitura që kontribuojnë. br br Përtej vështirësive që ka krijuar rritja e nivelit të ujit, kreu i emergjencave Shemsi Prençi është optimist se gjithçka do të kalojë pa pasoja të mëdha.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:27