Ora News - Lobim me fondet ruse? Akuza mes palëve në Kuvend

Ora News - Lobim me fondet ruse? Akuza mes palëve në Kuvend

Subscribe në Ora News këtu br Kryeministri Rama, heshti në parlament për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, por ishte kryetari i grupit të tij parlamentar Taulant Balla, që i kërkoi Bashës të jap shpjegime në prokurori. Basha e kaloi me një fjali këtë çështje duke i kërkuar mazhorancës të mos merret me përralla ruse, por të shikojë faktet me drogë kolumbiane. Ministri Pandeli Majko, me deklaratat e tij habiti të majtët dhe të djathtët në sallën e Kuvendit.br br Kryeministri, Edi Rama, në parlament nuk tha asnjë fjalë për debatin ku është fokusuar ditët e fundit Partia Socialiste, kontratat e lobimit të Lulzim Bashës.br br Për këto akuza ishte përgatitur kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. br br Balla: Ja ku e ke Lulzim, një kompani me qendër në Edinburg, pronarë dhe punëtorë të studios katër shtetas rusë. Edhe kjo historia e drogës, droga- droga -droga është pjesë e të njëjtit skenar rus për të baltosur Shqipërinë, të jesh i sigurt.br br Basha iu shmang përfshirjes në debat për këtë çështje, duke e kaluar vëtëm me një fjali.br br Basha: Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë. Dhe sot këtu jemi për ekonominë.br br Por në sallën e parlamentit, habiti deklarata e Ministrit të qeverisë Rama, Pandeli Majko, i cili këshilloi Bashën që për marrëdhëniet me rusët të konsultohet me Partinë Socialiste.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:12