Dosja 'Habilaj',edhe 3 muaj hetim për ish-kreun e Policisë së Vlorës

Dosja 'Habilaj',edhe 3 muaj hetim për ish-kreun e Policisë së Vlorës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur hetimet për ish-kreun e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Krimet e Rënda kanë zgjatur me 3 muaj hetimet për Çelën, i cili ndodhet në kërkim, teksa u arratis menjëherë sapo ndaj tij u lëshua urdhër-arresti.br br Në kuadër të hetimeve mbi këtë çështje janë nisur letër-porosi në dy shtetet fqinje, Itali dhe Greqi, prej ku priten përgjigjet nga autoritetet përkatëse. br br Ish-drejtori i Policisë së Vlorës akuzohet për mbjelljen dhe përfshirjen në trafikun e kanabisit, si dhe për bashkëpunim me grupin kriminal ?Habilaj? të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Bashkë me Çelën në kërkim ndodhen dhe ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode, e ish-shefi i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në drejtorinë e Vlorës, Gjergji Kohila.br br Të tre ish-zyrtarët e lartë të policisë, të cilët ndodhen në arrati, dyshohet se janë të implikuar në trafikun e drogës me grupin e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:01