Ora News - Masakra e pronave në bregdet nga veriu në jug

Ora News - Masakra e pronave në bregdet nga veriu në jug

Subscribe në Ora News këtu br Skema e falsifikimit të dokumenteve të pronësisë dhe tjetërsimi i kategorisë nga rërë në bujqësore është regjistruar edhe më parë prej prokurorisë shqiptare.br br Një muaj më parë në bashkinë Rrogozhinë u vunë në pranga 8 persona dhe dy u shpallën në kërkim për abuzimin me 11 mijë metër katror tokë në zonën bregdetare të Spillesë.br br Ndërkohë në Kavajë në muajin nëntor të vitit të shkuar u zbuluan 135 praktika të falsifikimit të dokumenteve duke e ndarë tokën shtetëore në favor të individëve dhe më pas ish-zyrtarët e Bashkisë Kavajë dhe bashkëpunëtorë të tyre i shisnin tek persona të tjerë. Nga operacioni u vunë nën akuzë 11 persona ish-drejtues të lartë të Bashkisë por dhe ish-zyrtarë të zyrave të regjistrimit. Në listën e përfituesve të zbardhur prej policisë ishin dhe familjarë të ish-kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi.br br Një tjetër procedim është dhe rasti i dosjes së Gjirit të Lalzit. Në pranga u vunë 4 persona ndër të cilët dhe ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Sipas prokurorisë, ndalimi është bërë për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.br br Në korrik të vitit 2016 prokuroria vendosi të ndalojë ish-kryetarin e komunës Levan, Xheladin Malaj, dhe 3 zyrtarë të tjerë nën akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Falsifikim të dokumentave" duke favorizuar një subjekt në ushtrimin e aktivitetit në tokë shtetërore.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:57