Report TV - Jetonte vetëm/ Flakët në banesë i marrin jetën 90-vjeçarit në Tiranë

Report TV - Jetonte vetëm/ Flakët në banesë i marrin jetën 90-vjeçarit në Tiranë

Ditën e sotme, rreth orës 16:10, në rrugën "Gjergj Legisi" në zonën e Laprakës në Tiranë, në banesën e shtetasit Banush Gjuhacaj., 90 vjeç, i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr.br Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.br br Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakëve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jetën.br br Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.br br 90-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi.br br Shkaku i dyshuar i flakëve në banesën e të moshuarit, dyshohet se ka qenë një shpërthim i bombulës së gazit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:49

Your Page Title