Report TV - Fier, përplasen dy automjete, plagosen lehtë 3 persona

Report TV - Fier, përplasen dy automjete, plagosen lehtë 3 persona

Dy automjete janë përplasur mbazditen e sotme në Levan të Fierit, një makinë kamioçinë tip Fordi me një mjet tip veture. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.br br Sipas burimeve të policisë në mjetin tip veturë udhëtonin 3 gra Enrieta Mahilaj drejtuese mjeti, Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj, të afërme me njëra-tjetrën, të cilat kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar direkt për në spital. Policia po punon për shkaqet e aksidentit, i cili siç duket edhe nga video ka shkaktuar një trafik të rënduar dhe një rradhë të gjatë makinash në rrugë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:45