Report TV - Fotoja e shqiptarit që u vra në Ekuador, ja linjat e trafikut të drogës drejt Shqipërisë

Report TV - Fotoja e shqiptarit që u vra në Ekuador, ja linjat e trafikut të drogës drejt Shqipërisë

Pak ditë më parë në Ekuador u vra një shqiptar nga Mali i Zi me gruan, e cila ishte ekuadoriane nga dy persona te veshur si policë. Fadil Kaçaniç u ekzekutua me tre plumba, ndërsa gruaja me sende të forta në kokë. Report Tv publikon për herë të parë foton e shqiptarit nga Mali i Zi që u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona të panjohur në Guayaquil, qytet që është kthyer në vendin e përplasjes mes shqiptarëve dhe bandave vendase. br br Fadil Kaçaniç sikur duket nga fotoja ka qene i pranishem ne vendin e ngjarjes ku eshte qelluar Remzi Azemi në nëntor 2017, i cili mbeti i plagosur. Mediat vendase kanë publikuar foton e 64-vjeçarit shqiptar në datë 8 nëntor kur është bërë atentati ndaj Azemit, ç?ka e lidh Kaçaniçin me përplasjet për tregun e kokainës.br Edhe sipas medieve në Ekuador, shqiptari nga Mali i Zi u vra për shkak të konflikteve për drogën, pasi pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. Kaçaniç dyshohet se ka qenë një urë lidhëse për shqiptarët që furnizoheshin me kokainë.br br E ndërsa pak ditë në Durrës u bllokuan 613 kg kokainë të ardhur nga Kolumbia, Ekuadori është një tjetër shtet ku bandat shqiptare furnizohen me drogë duke e trafikuar në mënyrë të ndryshme, kryesisht përmes kontenierëve me banane.


User: Report TV

Views: 16

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:21

Your Page Title