Rama takon Hahn: Presim rekomandim pozitiv per negociatat

Rama takon Hahn: Presim rekomandim pozitiv per negociatat

Në 17 Prill, Komisioni Europian pritet të publikojë progresraportin për Shqipërinë dhe qeveria shqiptare pret të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.br br Kryeministri ka lënë pikërisht këtë të kuptohet, me një postim të bërë pas takimit në Bruksel, me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, takim që Rama e cilëson si shumë pozitiv.br br Kryeministri thotë se në bashkëbisedimin me Komisionerin Hahn u bë një bilanc i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetting-ut.br br Rama shkruan se Vetting-u këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit me fillimin e dëgjesave publike, gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara Komisionit të Shkallës së Parë.br br Siç edhe Televizioni Klan lajmëroi një ditë më parë, dëgjesat në Komisionin e Vetting-ut do të nisë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.br br Mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bruksel, Kryeministri e ka marrë dhe nga homologu belg Charles Michel. Në njoftimin e Kryeministrit Rama thuhet se Michel ka shprehur konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave të qeverisë së tij.br br Ditët e mbetura deri në 17 Prill, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Bushati do t'i shfrytëzojnë për t'u takuar dhe bindur vendet skeptike për zgjerimin e Unionit, për një vendim pozitiv nga ana e Këshillit të Ministrave të BE në favor të çeljes së negociatave.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:23

Your Page Title