Rama: Negociatat janë afër - News, Lajme - Vizion Plus

Rama: Negociatat janë afër - News, Lajme - Vizion Plus

Shqipëria është shumë pranë hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh pozitiv gjatë takimit me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel, ku u diskutua progresi i qëndrueshëm në përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit. br br Në takim theksi u vu tek ecuria e procesit të Vetting-ut, që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë. br br Kryeministri Rama pati edhe nje takim te veçante me Zëvendëspresidenten e Komisionit Europian dhe përfaqësuese e lartë për politikën e Jashtme Federica Mogherini, me të cilën diskutoi mbi procesin e reformave, në funksion të integrimit evropian.br br Pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar ka qenë një prej kushteve kryesore që Komisioni Europian i vendosi Shqipërisë në progresraportin e vitit 2016. br br Gjatë qendrimit në Bruksel, Rama u takua edhe me homologun belg Charles Michel, i cili mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë, duke nënvizuar ecurinë positive të refromave, në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim.br br Në muajin shkurt, përfaqsuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri Hahn prezantuan Strategjinë e Zgjerimit për vendet e ballkanit Perëndimor. Dokument i cili ka për qëllim inegrimin e rajonit por në bazë të meritave të gjithsecilit. Viti 2025 nuk shihet nga zyrtarët e lartë si datë fikse për anëtarësimin e vendeve të ballkanit, por një perspektive realiste per te përmbushur të gjitha detyrimet, jo vetëm nga vendet që tashmë janë në proces negocimi. br br Vizita e kryeministrit në kryeqendrën e BE-së zhvillohet pak javë nga publikimi i raportit të Progresit të Komisionit Europian të 17 prillit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:38

Your Page Title