Ora News - Negociatat me Greqinë, Meta: Patëm bashkëpunim të dobishëm me Bushatin

Ora News - Negociatat me Greqinë, Meta: Patëm bashkëpunim të dobishëm me Bushatin

Subscribe në Ora News këtu br Presidenti, Ilir Meta, në reagimin e tij të parë mbi dhënien e plotfuqishmërisë për bisedimet me Greqinë i ka konsideruar konstruktive diskutimet me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. br br Megjithatë ai nënvizon se pret që rezultati nga negociatat të jetë solid.br br Meta: Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë. Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thoja, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore.br br Në listën e negociatorëve të paraqitur prej Ministrit Bushati nuk ka pasur ndryshime, por emrave u është shtuar dhe Ksenofon Krisafi, një nga negociatorët e marrëveshjes së detit me Italinë.br br Pyetje: U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëritë? Duhet të ishte që në fillim, sipas Jush, pjesë e stafit? br br Meta: Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:56