Ekskluzive, Report Tv zbardh intinerarin e lëvizjes së kontejnerit me 613 kg kokainë

Ekskluzive, Report Tv zbardh intinerarin e lëvizjes së kontejnerit me 613 kg kokainë

Report Tv siguron ekskluzivisht itinerarin e lëvizjes së kontejnerit me 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit ku rezulton se ai ka udhëtuar për 38 ditë nga Kolumbia deri sa të mbërrinte në Durrës.br br Kontejneri me kokainë rezulton se është vendosur fillimisht në portin e Turbos Kolumbi më datë 12 janar 2018 në ora 15:00 e një ditë më pas në ora 18:00 është vendosur në anije për tu nisur drejt Livornon Itali.br br Në Itali ky kontejner ka mbërritur pas 14 ditësh, dhe më 27 Janar në ora 15:56 minuta ka zbritur në portin italian ku dhe i është nënshtruar kontrollit fizik në të gjitha arkat e bananeve dhe sështë konstatuar droga. 12 ditë ka qëndruar ky kontejner në portin e Livornos dhe më 8 shkurt 2018 është nisur me destinacion Maltën për të mbërritur këtu më 11 shkurt ora 13:37 minuta.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:42