Hetimet për vrasjen në Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

Hetimet për vrasjen në Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

Ky është 24-vjeçari Mahmut Gega, autori i vrasjes së 32 vjeçarit Elsim Kosiqi një ditë më parë në fshatin Maqellarë të Dibrës.br br br br Pas hetimeve intensive, policia zbuloi se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës. Sipas policisë dy të rinjtë ishin grindur edhe pese dite me pare. Menjëherë pas krimit, gega u largua në drejtim të Bulqizës. Uniformat blu munden qe brenda pak orësh te identifikojnë autorin dhe ta arrestojnë atë.br br br br Pas arrestimit ai është shoqëruar për në komisariatin e Dibrës. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. 32 vjecari Elsim Kosiqi po kthehej për në shtëpinë e tij në Maqellarë. Autori qe i kishte zëne prite e qëlloi tre here me arme zjarri duke e lëne te vrare ne oborrin e shtëpisë. Pasi dëgjuan krismat familjaret e Kosiqit dolën nga banesa dhe gjeten trupin e pajete te te afërmit te tyre.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:54