Ora News - Gjirokastër, hajduti vjedh me dhunë çiftin dhe i mbyll në banesë

Ora News - Gjirokastër, hajduti vjedh me dhunë çiftin dhe i mbyll në banesë

Subscribe në Ora News këtu Një çift bashkëshortësh u dhunuan dhe u grabitën në banesën e tyre në Gjirokastër nën kërcënimin e një thike nga një person që arriti të largohet pasi i mbylli brenda dhe u mori çelësin.br br Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Dunavat i dytë" në banesën e familjes Ceribashi.br br Burimet thanë se autori i maskuar dhe i pajisur me një thikë ka shfrytëzuar momentin kur kryefamiljari kishte dalë nga banesa dhe është futur brenda, ku është përballur me bashkëshorten e tij, Liljana Ceribashi.br br Ai e ka goditur dhe e ka kërcënuar në kërkim të parave, por në këtë kohë është kthyer kryefamiljari Astrit Ceribashi i cili është përleshur me hajdutin.br br Në këto kushte dhe nën kërcënimin e thikës, hajduti ka marrë çelësin e shtëpisë dhe i ka mbyllur brenda banesës bashkëshortët dhe më pas është larguar me shpejtësi. Policia po punon për identifikimin e tij.br br Vjedhjet e banesave në fakt janë kthyer në shqetësim në disa rrethe.br br Pesë raste janë regjistruar në 5 ditët e fundit në qytetin e Kuçovës, ndërsa policia nuk ka arritur të identifikojë dhe arrestojë asnjë autor.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:22