Albulena Haxhiu për Ora News: Marrëveshja për demarkacionin në Gjykatën Kushtetuese

Albulena Haxhiu për Ora News: Marrëveshja për demarkacionin në Gjykatën Kushtetuese

Subscribe në Ora News këtu br Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, në një lidhje telefonike për Ora News, e konsideroi akt tradhtie marrëveshjen për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, duke paralajmëruar se miratimi i saj dje nga Parlamenti i Kosovës do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.br br Haxhiu: Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Kosovës është e dhimbshme, ku deputetët legjitimuan aktin e tradhtisë të bërë nga Presidenti aktual, në atë kohë ministër i Punëve të Jashtme.br br Kemi debatuar gjatë në Kuvend, bazuar mbi fakte por edhe mbi raportin e komisionit aktual që ka ekspertë të fushës për këtë çështje. Janë paraqitur 64 harta ku dëshmohet që Kosova ka humbur territor me Malin e Zi. Argumentet tona nuk bënë punë. Andej, dje kemi bërë përpjekje maksimale për ta ndalur ratifikimin e kësaj marrëveshje.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:49