Ora News tek tokat e tjetërsuara, dëshmia e topografit: Punova me licencën e shokut

Ora News tek tokat e tjetërsuara, dëshmia e topografit: Punova me licencën e shokut

Subscribe në Ora News këtu br Rrethimi nis vetëm pak metra larg bregut të detit dhe vijon drejt malit të Rrencit. Në total janë 234,548 m2 tokë të sekuestruara nga Prokuroria e Lezhës, pas hetimit të nisur në vitin 2017 për tjetërsim pronësie. br efekte br Nga dosja e prokurorisë, Ora News ka mësuar dëshminë e topografit Luigj Paloka, firma e të cilit është përdorur për tjetërsimin e pronësisë së tokave në bregdet nga ranishte në tokë arë. Topografi ka thënë se angazhohet kur gjen ndonjë punë për matje toke, zyrë nuk ka për të punuar por kur ka punë veprimet i kryen në zyrën e ndonjë shoku.br br Ai po ashtu thekson se nuk ka pasur licencë në kohën kur ka bërë dokumentet e tokave të tjetërsuara por ka punuar me licencën e një kolegu.br br "Të gjitha plan rivelimet dhe konfirmimet janë plotësuar nga unë shkrim dore dhe plotësimet në to i kam bërë në zyrën e ndonjë shoku ku gjeja, por nuk e kujtoj se në cilën zyrë i kam plotësuar dhe as vitin se kur ka ndodhur. Në kohën që kam plotësuar plan rivelimet dhe konfirmimet nuk kanë qënë prezent kryetari i komunës dhe as kryetari i fshatit, por në kohën që i kam shkruar me shkrim dore i kanë marrë qytetarët me vete dhe nuk kam dijeni se ku i ka dërguar?.br br I pyetur pas nisjes së hetimeve në vitin 2017 në lidhje me plan-vendosjen e tokave për të cilat ka lëshuar konfirmime, topografi ka thënë se nuk ka kryer verifikime në terren për llojin e parcelave madje as sot nuk e di nëse ato janë tokë arë apo ranishte.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:08