Ora News - Fier, policia përplaset me grabitësit. Vret njërin, tjetrin e plagos, 2 largohen

Ora News - Fier, policia përplaset me grabitësit. Vret njërin, tjetrin e plagos, 2 largohen

Subscribe në Ora News këtu Një grabitës është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.br br Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të 23 marsit 2018 në lagjen "29 Nëntori". Ende nuk janë identifikuar grabitesit.br br Tentativa e grabitjes br br Hajdutët, që mendohet se kanë qenë 4, kanë hipur në katin e tretë të një pallati për të grabitur banesën e Minella Muçajt duke thyer drynin e derës. Familjarët kanë ndjerë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.br br Përplasjabr br Policia informon: "Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.br br Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.br br Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:16

Your Page Title