Lufte me policine ne mes te qytetit

Lufte me policine ne mes te qytetit

Një tentativë grabitje nga katër persona të armatosur dhe të maskuar ka përfunduar me një shkëmbim zjarri mes tyre dhe policisë, në Fier. Bilanci i 15 minutave luftë mes unformave blu dhe grabitësve është një i vdekur dhe një i plagosur.br br Viktima dhe personi i plagosur janë të dy anëtarë të grupit që po tentonte të hynte me forcë në shtëpinë e Minella Muçi, në lagjen ?29 Nëntori?.br br Ka qenë vetë ai që rreth orës 3 të mëngjesit ka njoftuar policinë se dikush po hynte në shtëpi, në katin e tretë të pallatit, duke thyer drynin e derës.br br Blutë kanë reaguar menjëherë, por kur shkuan në vendin e ngjarjes janë gjetur nën breshërinë e armëve të grabitësve, pistoleta e automatikë.br br Policia ka reaguar dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur njëri prej grabitësve. Ai është identifikuar si Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, nga fshati Katund i Ri i Elbasanit. Ndërsa i plagosuri është 33-vjeçari Arben Muça, banues në Ndroq të Tiranës, por i lindur në Pukë.br br Të dy ishin të armatosur me pistoleta dhe me maska në kokë.br br Nga radhët e uniformave blu nuk pati të dëmtuar. br br Dy grabitës të tjerë kanë arritur të largohen me një automjet, duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit.br br Një makinë e dëmtuar dhe gjaku në rrugë janë gjurmët që kanë mbetur nga përplasja e armatosur. Pronarja e banesës thotë se ishin me fat që grabitësit nuk arritën të futeshin brenda.br br Ndërsa banorët e pallatit tregojnë se kanë përjetuar momente tmerri.br br Momente të rënda edhe në familjen e grabitësit që mbeti i vrarë. Ky është reagimi i familjarëve pasi morën vesh lajmin.br br Një grup i posaçëm i prokurorisë po drejton hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e dy autorëve të tjerë, të cilët dyshohet se janë nga Fieri dhe Puka. Janë sekuestruar disa kamera sigurie, por nuk bëhet e ditur nëse grabitësit janë fiksuar prej tyre.br br Kjo është grabitja e dytë në një muaj që shkakton viktima në qytetit e Fierit. Më dy Mars, në një pikë të këmbimit valutor mbeti i vrarë Agur Vrenozi, i cili tentoi të ndalojë grabitësit. Pronari i biznesit u plagos, ndërsa tre autorët u arrestuan nga policia pas një ndjekje intensive.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:15