Ora News - Grabitja e bregdetit, PD: Hyseni bleu tokën e tjetërsuar, Rama në krye të skemës mafioze

Ora News - Grabitja e bregdetit, PD: Hyseni bleu tokën e tjetërsuar, Rama në krye të skemës mafioze

Subscribe në Ora News këtu Partia Demokratike përforcoi këtë të dielë akuzat ndaj deputetit të Vlorës, Alket Hyseni. br br Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat tha se dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit janë në shkelje të vendimit të Gjykatës.br br Kjo sipas tij provon se kryeministri Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.br br "Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi" tha Alibeaj.br br Deklarata e plotë e deputetit, Enkelejd Alibeajbr br Dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, në shkelje të vendimit të Gjykatës, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.br br Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunënim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet.br br br br Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:58

Your Page Title