Ora News - Shpërthim me tritol në një lokal në qendër të Burrelit

Ora News - Shpërthim me tritol në një lokal në qendër të Burrelit

Subscribe në Ora News këtu Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qendër të qytetit të Burrelit mbrëmjen e kësaj të diele (25 mars).br br Shpërthimi u dëgjua në lagjen "Partizani, përballë shkollës "31 korriku" dhe dyshohet se ishte vendosur në lokalin e shtetasit me inciale S.L, 35 vjeç.br br Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme në xhamat e disa banesave rreth zonës ku ndodhi ngjarja.br br "Në lagjen 'Partizani', Burrel, në lokalin 'Bar-Kafe', të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale", sqaroi policia. br br Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.br br Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:02

Your Page Title