Kapet gomonia me 500 kg drogë - News, Lajme - Vizion Plus

Kapet gomonia me 500 kg drogë - News, Lajme - Vizion Plus

br Nje tjetër ngarkese e madhe droge e llojit hashash është kapur ne Itali. Në orët e para të mëngjesit të se hënës u sekuestrua gjysmë ton marijuanë që po transportohej me një gomone. Mësohet se mjeti lundrues i mbushur me droge ishte nisur nga brigjet shqiptare.br br br br Gomonia 7 metra e gjate dhe me dy motorë te fuqishëm u ndalua në Bari. Pas kapjes se ngarkesës u arrestuan edhe 2 skafistët shqiptarë, per te cilët deri tani policia ka dhëne vetëm inicialet K.Skendaj 45 vjeç dhe F. Soda 34 vjeç.br br br br Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Operacioni i koduar "Themis 2018" një bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj shqiptare rezultoi me arrestimin edhe të dy punonjësve të Stacionit të Policisë Kufitare në ?Tri Port?. NKomisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. Ata u prangosen nen akuzën e ?shpërdorimit të detyrës?.br br br br Operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX, ka nisur duke u bazuar ne dyshimet e policisë shqiptare se gomonia mund të përdorej për trafik droge. Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjësit e Policisë nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për mjetin lundrues. Rezulton se gomonia ka dale ne det pa u regjistruar.br br br br Sipas autoriteteve italiane nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën prej rreth 5 milionë euro.br br br br Guardia Di Finanza dhe autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e anëtareve te tjerë te rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali dhe më tej në Europë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:45