Ora News - Vetting akademikëve për titujt. Gjinushi: Penalitete në rast falsifikimi

Ora News - Vetting akademikëve për titujt. Gjinushi: Penalitete në rast falsifikimi

Subscribe në Ora News këtu br Edhe akademikët nuk do të shpëtojnë nga sita e verifikimeve të veprimtarisë së tyre studimore dhe titujve shkencor të marrë. br br Do të jetë një proces vettingu, ashtu sikundër po ndodhe me gjyqtarët, dhe siç është paralajmëruar për pronat. br br Komisioni i posacëm i reformës së akademisë së shkencave përmes ligjit të ri dhe Kodit të Etikës parashikon verifikim të gradave akademike, dhe në rast se rezultojnë false një komision i posacëm ose një institucion që parashikohet të ngriohet do të vendosin heqjen e gradave shkencore.br br Gjinushi:Jemi në periudhën e vettingut. Të gjithë e kanë mendjen tek penalizimet. Në qoftë se ka firo dhe falsitete në dhënien e doktoraturave, do të ketë profesorë fals dhe për pasojë akademikë fals. Do të ketë penalitete deri në heqjen e titullit të gradave. br br Kur ndajnë më pak se një javë nga afati i qeverisë për reformimin e akademisë së shkencave, grupi i reformës kryesuar nga Skënder Gjinushi prezantoi projektligjin. Ndryshimet nuk janë thelbësore, Akademia do të jetë institucion buxhetor, pra do të financohet nga buxheti i shtetit, nuk do të ketë institute por do të jetë më e hapur për pranimet e akademikëve të rinj sigurisht duke iu referuar kritereve të parashikuara.br br Artan Fuga, i cili vazhdimisht ka ngritur shqetësimet për gjendjen e këtij institucioni, edhe në këtë tryezë shprehu një sërë kritikash.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:25