Mbetet ne burg nusja qe vrau vjehrren

Mbetet ne burg nusja qe vrau vjehrren

Marjana Cmeta nusja që vrau vjehrrën një vit më parë do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për 21- vjeçaren, e cila akuzohet për vrasjen për shkak të marrëdhënieve familjare.br br Togat e zeza kanë ndryshuar masën për hoxhën Hysen Shehu, tek i cili autorja rrëfeu krimin. Për Shehun u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në Prokurori. E njëjta masë u vendos edhe për vjehrrin e nuses vrasëse Agim Lami dhe kushëririn e tij Arben Saliu.br br Të tre këta persona akuzohen për moskallëzim krimi, pasi kanë patur dijeni dhe nuk e kanë denoncuar. Marjna Cmeta sipas Prokurorisë nuk kishte marrëdhënie të mira me vjehrrën e saj Lirije Lami, pasi e dyshonte se ishte një magjistare dhe i bënte keq.br br Ne 30 Prill të vitit të kaluar ajo i ka hedhur helm në gotën me lëng frutash. Por duke se Lirije Lami nuk kishte vdekur ende dhe ajo e mbyt me duart e saj. Vdekja fillimisht u raportua natyrale, por nga akt ekspertimi ligjor i datës 23 Maj 2017 u vërtetua se shkak i vdekjes nuk ishte helmimi, por mbytja.br br 6 ditë pas ngjarjes 21-vjeçarja kishte rrëfyer tek hoxha të gjithë ngjarjen dhe e gjithë kjo histori ishte xhiruar nga ai. Më pas video i është vënë në dispozicion edhe familjareve te viktimës të cilin nuk kanë kallëzuar krimi.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:10

Your Page Title