Ora News - Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit: "Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët"

Ora News - Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit: "Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët"

Subscribe në Ora News këtu br Prej kësaj të mërkure kush do të kalojë në rrugën e Kombit duhet të paguajë.br br Kompania kocensionare nisi aplikimin e pagesës për mjetet sipas tarifave të përcaktuara.br br Për të kaluar në Rrugën e Kombit tani paguhet nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.br br Në të njëjtën kohë, përfaqësues të biznesit kosovarë e shqiptarë u bashkuan në një protestë në Morinë për të kundërshtuar taksën.br br Rreth 150 mjete transporti, kryesisht të importuesve të kripës, çimentos e ushqimeve hynë dhe dolën bosh nga territori shqiptar, si për të treguar pasojat që do të ketë tarifa e re.br br Në pankarta shkruhej thënia e Faik Konicës" Ruje Zot Shqipërine nga Shqiptaret, dhe "Ne po vendosim kufi, nuk po e heqim atë"br br Barrë të shtuar për biznesit dhe qytetarët e cilësoi taksën edhe kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, i cili në një thirrje publike për kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës, kërkoi të gjithë lehtësinë e mundshme.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:28