Ora News - Meta vlerëson revistën 'Zani i Naltë' në 95-vjetorin e Komunitetit Mysliman

Ora News - Meta vlerëson revistën 'Zani i Naltë' në 95-vjetorin e Komunitetit Mysliman

Subscribe në Ora News këtu br Gjatë 95 viteve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është ndeshur me shumë peripeci por ia ka dalë të percjellë te qytetarët misionin për rrënjosjen e dashurisë për fenë, njeriun dhe atdheun.br br I pranishën në ceremoninë e themelimit, Presidenti Ilir Meta vlerësoi tolerancën fetare dhe inkurajoi Komunitetin Mysliman të vijojë në këtë traditë.br br Meta: Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën ?Zani i Naltë?, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka është e mirë?. Kjo vlen edhe sot. Në këtë mënyrë liderët mysliman vendosën në themel të institucionit të tyre të kultit baza të shëndosha në organizim, arsimin, kulturën dhe shtypin e shkruar. Ne vlerësojmë këtë traditë të shkëlqyer dhe jemi të vetëdijshëm për rrugën e vështirë plot sakrifica të Komunitetit Mysliman. Respektimi i ndërsjellë i kulturave fetare është kontributi më i mirë që Shqipëria jep për gjithë ato pjesë të botës të përfshira në vorbulla konfliktesh dhe sjellje radikale fetare.br br Me rëndësi për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, është ruajtja e ekuilibrave të brendshëm të shtetit teksa evidentoi fenomenet globale që po rrezikojnë themelet e shoqërisë.br br Bruçaj: Ne do të kemi sukses vetëm duke ruajtur ekuilibrat e brendshëm si një komb europian me shumicvë myslimane ku kultivohet seriozisht harmonia fetare dhe jo thjesht një retorikë politike.br br Kontributin e Komunitetit Mysliman ndër vite e vlerësoi edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:29