Ora News -I gjithë Kukësi të shtunën në protestë tek trau i Rrugës së Kombit

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-12

1 Views

01:21

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit njëzëri kanë kundërshtuar taksën e Rrugës së Kombit dhe kanë i bërë apel për qeverisë që të anulohet kjo tarifë.

Kryetar i Këshillit Bashkiak Kukës, Gjelbrim Shehu u shpreh se anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë një protestë popullore paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët që do të mbahet të shtunën (31 mars) tek trau në Rugën e Kombit.

Gjelbrim Shehu: ?Sot u mbajt një mbledhje jashtë rradhe nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trari i vendosur në Rrugën e Kombit për shka të vendosjes së taksës në funksion.

Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mbildhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe ti kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë.?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kukes-keshilltaret-e-majte-e-te-djathte-ne-proteste-kunder-takses-ne-rrugen-e-kombit

Trending Videos - 6 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 6, 2024