Ora News - Antikanabis, Shqipëria dhe Italia nisin monitorimin nga ajri

Ora News - Antikanabis, Shqipëria dhe Italia nisin monitorimin nga ajri

Subscribe në Ora News këtu Policia e Shtetit Shqiptar në bashkëpuinim edhe me autoritetet italiane kanë nisur monitorimin ngha ajri të kultivimit të lëndëve narkotike.br br Projekti i quajtur "Sancas" u prezantua gjatë takimit që drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bëri me Guardia di Finanza.br br Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin ?Mbështetje për Strategjinë Antikanabis - Mbikëqyrja Ajrore? si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit Kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar.br br Më tej ai bëri prezent tre komponentët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren:br br ?Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30 më shumë se në vitin 2017?br br Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha: ?Strategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, "Mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike Cannabis Sativa, në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale".


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:32

Your Page Title