Report TV - Kanabisi, Donald Lu dhe Xhafaj takohen me drejtorin e Policisë së Shtetit

Report TV - Kanabisi, Donald Lu dhe Xhafaj takohen me drejtorin e Policisë së Shtetit

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi është zhvilluar te Drejtoria e Policisë së Shtetit, ku i pranishëm ka qenë dhe kryepolici Ardi Veliu.br br Në fokus të këtij takimi mes zyrtarëve të lartë kanë qenë operacionet e fundit policore kundër grupeve kriminale, operacioni ?Forca e Ligjit? dhe krimi i organizuar. Gjatë vizitës në SHBA, ministri Xhafaj zhvilloi takime me DEA dhe FBI, prej ku kërkoi që një agjent i tyre të vijë dhe në Shqipëri për të ndihmuar në luftën ndaj krimit e korrupsionit.br br Ndërkohë, përveç operacionit ?Forca e Ligjit?, Ministria e Brendshme i ka dhënë një Dekoratë Hamdi Kosturit, ish-atashe policor i ambasadës amerikane në Tiranë, oficer i FBI.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:31

Your Page Title