Report TV - Të pirë në timon, 2 në pranga në Tiranë, polici shoferit : Mos e ndërprit testin o burrë

Report TV - Të pirë në timon, 2 në pranga në Tiranë, polici shoferit : Mos e ndërprit testin o burrë

TIRANE-378 shoferë kanë kryer testin e alkoolit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Policia rrugore ka kontrolluar me aparat drager, nëse drejtuesit e makinave kanë qenë të dehur. Një 44 vjeçar me inicialet F.V është arrestuar pasi rezultoi i dehur në masën 0.74 mgl, ndërkohë që edhe një shofer tjetër është ndaluar pasi ishte I dehur me 0.67 mgl.br br Gjithashtu Policia rrugore ka pezulluar 12 leje drejtimi për shoferët që kishin konsumuar alkool në masën 0.24-0.49 mgl. Mes drejtuesve të makinave, ka qenë edhe një shofer që ka tentuar ti shmanget testit të alkoolit duke mos i fryrë aparatit për aq kohë sa duhej. ?Mos e ndërprit o burrë, merr frymë thellë? ka reaguar polici. Gjithsesi polici ka arritur ti bëjë testin, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.49 mgl. Kontrollet e Policisë rrugore do të vijojnë edhe mesnatën e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:20