Ora News - Përleshje te Rruga e Kombit, shkatërrohen sportelet e pagesës së tarifës

Ora News - Përleshje te Rruga e Kombit, shkatërrohen sportelet e pagesës së tarifës

Subscribe në Ora News këtu br Protesta kundër pagesës së lëvizjes në Rrugën e Kombit, që ishte paralajmëruar se do të ishte paqësore përfundoi në një shfaqje dhune. br br Cfare ndodhi?br Prej orës 10:40 qindra protestues u mblodhën tek Rruga e Kombit për të kërkuar heqjen e tarifës së kalimit. Ata e quajnë të padrejtë tarifen përballë një komuniteti tepër të varfër siç është Kukësi dhe një taksë të dyfishtë. br br Situata u tensionua që në nisje, kur protestues kryesisht nga tre bashkitë e qarkut Kukës, por edhe të ardhur nga Kosova e qytete të tjera sulmuan me gurë policinë, me pretendimin se i kishin provokuar uniformat blu.br br Fillimisht protestuesit u përplasën me policinë e cila u përpoq të mbronte sportelet. Me skafandra në duar dhe me shkopinj gome ata u perpoqën t'i ndalonin për ti afruar tek trau. Pati përplasje me protestuesit të cilët qëllonin me gurë. Por më pas policia u zbraps dhe protestuesit i vunë flakën kabinave dhe disa objekteve qe ishin pjesë e struktures metalike ku makinat ndalojnë për të bërë pagesën e tarifës së kalimit. br br Nga përplasja ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj deklaroi se janë 12 efektivë të FNSh të plagosur mes tyre dhe drejtori i policisë së Kukësit, Perlat Vatoci. br br Protesta u mbyll rreth orës 14: 30 kur protestuesit nisën të largohen dhe u lejuan makinat të vijonin lëvizjen.br br Ndërkohë pati reagime nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Presidenti Meta bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe evitim të dhunës. Rama tha se dhunuesit e frymëzuesit e protestës tek Rruga e Kombit do marrin përgjigjen e merituar para ligjit.br br Kryetari i PD-se, Basha i bëri thirrje Ramës të pezullojë menjëherë tarifën ndërsa kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi e quajti shenje e fillimit të rënies së qeverisë Rama. br br Gurët e protestuesve rrezikuan edhe gazetarët që po raportonin mbi ngjarjen.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:22

Your Page Title