Ora News - Protestuesit e arrestuar të Rrugës së Kombit, nesër në gjykatë

Ora News - Protestuesit e arrestuar të Rrugës së Kombit, nesër në gjykatë

Subscribe në Ora News këtu Plot 23 protestuesit e arrestuar një ditë më parë pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, do të të dalin të martën përpara Gjykatës së Kukësit për t?u njohur me masën e sigurisë.br br Gjatë ditës së hënë grupi i hetimit dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit, që po merren me zbardhjen e ngjarjes kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje protestuesit në ambietet e drejtorisë së policisë së Tiranës dhe komisariate .br br Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës , shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.br br Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre. br br Pjesa më e madhe e protestuesve, 13, ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në komisariatin e Policisë së Kukësit. br br Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme përballë Drejorisë së Policisë së kryeqytetit aktivistë të shoqërisë civile kanë tubuar deri në orët e vona të mbremjes. br br Për këtë tubim të paligjshëm policia ka nisur procedimin penal për ta.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:00

Your Page Title