Zbardhen masat qe do te kerkohen per protestuesit

Zbardhen masat qe do te kerkohen per protestuesit

Prokuroria e Kukësit ka dorëzuar në Gjykatë kerkesën për caktimin e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së dhunshme të së shtunës në Rrugën e Kombit.br br Burime jozyrtare nga prokuroria e qytetit verior thanë për Tv Klan se për 11 të ndaluar është kërkuar masa e arrestit me burg, për 5 të tjerë arrest shtëpie, ndërsa për 7 protestues masa e sigurisë detyrim paraqitje.br br Sipas të njejtave burime, personat që është kërkuar të mbahen në qeli, janë ata për të cilët organi i akuzës ka siguruar prova se kanë shkatërruar stacionin e pagesës së kalimit në autostradë dhe kanë goditur forcat e rendit.br br Megjithatë, do të jetë Gjykata e Kukësit ajo që do të vendosë për fatin e 23 të arrestuarve. Seanca për caktimin e masave të sigurisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 09:00 në këtë Gjykatë. Masë sigurie do të kërkohet në mungesë edhe për 13 persona të tjerë të shpallur në kërkim dhe që policia nuk ka mundur t?i arrestojë.br br Pritet që qytetit i Kukësit të jetë i blinduar ditën e merkurë. Burime nga policia thonë se Drejtoria e Policisë së Kukësit i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme forca shtesë që të sigruohet mbarëvajtja e këtij procesi, për shkak se parashikohet nje grumbullim në masë i të afërmve të të arrestuarve dhe të mbështetësve të tyre, që protestojnë para policive në Kukës e Tiranë prej të dielës. Të njëjtat burime sqarojnë në Kukës do të stacionohen edhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe Tiranës.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:44