Ora News - Pelegrinazhi në kishën e Laçit, policia bën për spital shitësen e qirinjve

Ora News - Pelegrinazhi në kishën e Laçit, policia bën për spital shitësen e qirinjve

Subscribe në Ora News këtu br Dhunohet një grua në Kishën e Shna Ndout në Laç. Pashke Gjoka 58 vjeçe me banim në afërsi të Kishës së Shna Ndout në Laç, e cila tregtonte qirinj anës së rrugës, në ditën e pelegrinazhit është bërë pre e dhunës nga forcat e policisë. br br Sipas të dhunuarës, disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë duke i shkaktuar dëmtime në trup. br br 58-vjeçarja është dërguar në spitalin e Laçit për mjekime. br br Sipas saj policia në mënyrë selektive largon tregtarët e qirinjve, ndërsa kjo është dhunuar, madje të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Kurbinit, për dhunën e ushtruar nga policia. br br Pashke Gjoka: Kam qenë tek kisha, kam dalë si gjithë të tjerët aty me shit qirinj.Erdhi policia dhe na tha largohuni, ne nuk u larguam asnjë. Isha më e bajatshme se të tjerat se jam e sëmurë. Policia bashkiake më mori arkën e qirinjve dhe më tha këto i morëm ne dhe nuk do të shesësh më. Unë i thashë që qirinjtë i kam marrë me borxh, nuk i kam paguar lekët dhe do të shkoj dhe unë pas qirinjve. Shkova me hap derën e makinës ku i kishin futur qirinjtë, i thashë do të vi dhe unë me ju se kam dalë për hall.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:15