BOOM denoncon: Kompania Plus falimenton, por mban "peng" pronën e qytetarit

BOOM denoncon: Kompania Plus falimenton, por mban "peng" pronën e qytetarit

Subscribe në Ora News këtu br Edhe pse kompania telefonike Plus ka falimentuar ajo vazhdon të sjellë probleme për qytetarët. I tillë është rasti i Bedri Mustës nga Mallakastra, i cili prej 4 muajsh nuk di ku të trokasë për të zgjidhur hallin e tij.br br Në vitin 2010 zoti Musta lidhi një kontrate qiraje me kompaninë Plus e cila do të zgjaste deri në vitin 2019. Kjo kompani mori me qira rreth 250 metra toke tek e cila vendosi një antenë.br br Çdo gjë shkoi mirë deri në dhjetor të vitit 2017 kur kompania Plus shpalli falimentimin. Bedriu jo vetem qe nuk merr më qira, por as nuk e lëshon dot me qira token sepse antena nuk është hequr nga kompania. Ka 4 muaj që tenton të kontaktojë me personat qe ka firmosur kontraten por askush nuk i përgjigjet më sepse çdo numër kontakti ka qenë plus, dhe pas falimentimit është i pamundur kontakti me përfaqësuesi e kompanisë.br br Por ky nuk është i vetmi problem i Bedriut. Kompania Plus ka kontaktuar një firmë sigurimi e cila duhet të ruante antenën. Me pas kjo kompani ka lidhur një kontratë pune me zotin Bedri ku ky i fundit është ?Kujdestari i antenes?.


User: Ora News Emisione

Views: 4

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 26:11

Your Page Title