Ora News - Mbeten në burg 11 nga 23 të arrestuarit për Rrugën e Kombit. Protestuesit: Turp!Turp!

Ora News - Mbeten në burg 11 nga 23 të arrestuarit për Rrugën e Kombit. Protestuesit: Turp!Turp!

Subscribe në Ora News këtu br 11 nga 23 të arrestuarit për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Në përfundim të seancës gjyqësore maratonë që nisi në orën 09:30 dhe përfundoi në 14:23, Gjykata e Kukësit e kryesuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti vendosi 11 "arreste me burg", 10 i la me detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpie. br br Vetë Prokuroria kishte arrest me burg per 11 persona, për pesë "arrest shtëpie" dhe për shtatë qytetarë masen "detyrim paraqitje". Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat: shkatërrim prone dhe kundërshtim i punonjësit të policisë.br br Vendimi u prit me ovacione në sallë dhe jashtë saj. Familjarë dhe qytetarë të mbledhur në mbështetje të tyre thirrën në kor: Turp! Turp!br br Seanca u zhvillua në sallën më të madhe të Gjykatës së Tiranës. Në sallë u lejuan vetëm deputetë të opozitës dhe jo media. Procesi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për të cilat u angazhuan rreth 1000 forca policie.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:14