"Rruga e Kombit", Konferenca Ipeshkvnore: Mbështesim protestat, por jo dhunën

"Rruga e Kombit", Konferenca Ipeshkvnore: Mbështesim protestat, por jo dhunën

Subscribe në Ora News këtu br Në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit ka reaguar edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. Në një komunikatë për shtyp Konferenca Ipeshkvnore thotë se po ndjek me kujdës ngjarjet e fundit.br br Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë thotë se mbështet protestat, por dënon dhunën e ushtuar ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore.br br Po ashtu në komunikatë thuhet se Konferenca Ipeshkvnore i bën thirrje institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për t'u ardhur në ndihmë personave në nevojë.br br Komunikata e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisëbr br Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.br br Se dyti ne dënojmë si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme për kërkimin e të drejtave personale apo komunitare. ?Kisha nuk mund të pranojë dhunën .... sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato që ajo pretendonte të çlironte? (Papa Pali VI).


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:30