Protesta, bllokohen akset kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

Protesta, bllokohen akset kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

Ka nisur në të gjithë vendin protesta e paralajmëruar e opozitës për mosbindjen civile. Katër akset kryesore në vend janë bllokuar nga qindra qytetare.Protestuesit bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, duke krijuar radhë kilometrike. Aty është shënuar edhe incidenti i parë.Në shenjë revolte qytetarët kanë djegur gomat në mes të rrugës, duke penguar lëvizjen e makinave. Nën thirrjet ?Rama ik? dhe ?Poshtë qeveria e drogës? ata vijojnë protestën.Ndërkohë për shkak të trafikut tejet të rënduar, një ambulancë që po transportonte një të sëmurë mbeti e bllokuar.Pas disa minutash përpjekje protestuesit i kanë hapur rrugën.Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe në rrethrrotullimin e Milotit. Edhe në këtë aks protestuesit janë grumbulluar duke bllokuar rrugën.br Në mbështetje të tyre është edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.br E tensionuar është situata është edhe në rrethrrotullimin e Cermës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:45