Report TV - Dy orë flakë, përplasje dhe bllokim, opozita mbyll protestën për mosbindje civile

Report TV - Dy orë flakë, përplasje dhe bllokim, opozita mbyll protestën për mosbindje civile

Opozita shqiptare zhvilloi sot për mbi dy orë një protestë në katër akse kryesore që të sjellin në Tiranë duke i bllokuar. Mosbindja civile e opozitës nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:20 minuta, ndërsa u bllokuan akset; rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë.br br Në Elbasan, Milot dhe në Vorë u shënuan incidente, ndërsa në Lushnje protestuesit kërkuan largimin e Ramës me këngë. Në Milot dhe në Elbasan u dogjën goma makinash, ndërsa në Vorë protestuesit u përplasën me një motorist dhe një drejtues makine. Gjithashtu në Milot policia dhe protestuesit u përplasën për disa minuta, por më pas situata u qetësua.br br Nga Vora, ku ishte i shoqëruar nga gruaja, Basha kërkoi nga Rama heqjes e taksës së Rrugës së Kombit dhe TVSH për biznesin e vogël.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:17

Your Page Title