Ora News - Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kalon me sukses vetingun

Ora News - Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kalon me sukses vetingun

Subscribe në Ora News këtu Vitore Tusha kalon me sukses vetingun. br br Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon lënien në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.br br Vendimi u dha në orën 09:00 (5 prill 2018)br br Dje në seancën dëgjimore ku u lexua raporti nga relatorja Sanxhaktari, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha nuk kishte asnjë problem me pasurinë e saj, nuk kishte kryer deklarim të rremë dhe e kishte pasurinë e saj të justifikuar.br br Nga informacionet e marra nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjyqtarja Tusha vlerësohej e përshtatshme për të vazhduar në sistemin e drejtësisë. Po ashtu edhe nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk kishte vërejtje për aftësinë e saj profesionale.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:31

Your Page Title