Ora News -Rrëzohet kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës nga parlamenti

Ora News -Rrëzohet kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës nga parlamenti

Subscribe në Ora News këtu br Byroja e Kuvendit rrëzoi me 6 vota pro dhe tre kundër kërkesën e LSI për përjashtimin e kryeministrit Rama nga parlamenti. Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se kërksa për përjashtimin e Ramës me 10 ditë ishte e pabazuar pasi kryeministri Rama nuk ka përdorur fjalë fyese në Kuvend.br br Hysi: Byroja lexoi me vëmendje procesverbalin e mbledhjes dhe konstatoi se pretendimi i kolegëve të opozitës nuk qëndronte.br br Nga ana tjetër, deputeti i PD, Edi Paloka e cilësoi vendimin të turpshëm, pasi tha se kryeministri Rama adresoi fyerje ndaj qytetarëve gjatë fjalës së mbajtur javën që shkoi në seancë plenare.br br Paloka: U thanë të gjitha absurditetet e mundshme, u quajt metaforë fjala që përdori kryeministri dhe si përfundim morën vendimin që kryeministri është i pafajshëm.br br Deputeti i LSI, Viktor Tushaj tha se kryeministri Rama nuk u paraqit në Byronë e Kuvendit pasi ka frikë të përballet me aktet e tij.br br Tushaj: Kryeministri nuk denjon të vijë në byro sepse frika e tij është të ballafaqohet.br br Kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës me 10 ditë nga kuvendi u bazua në deklaratat që ai bëri në parlament në seancën e javës së kaluar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:27