Ora News - Basha: Ftoj shqiptarët të vazhdojmë së bashku kryengritjen qytetare

Ora News - Basha: Ftoj shqiptarët të vazhdojmë së bashku kryengritjen qytetare

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen në atë që ai e quan kryengritje qytetare. Kreu demokrat ka pritur familjarët e 11 kuksianëve të arrestuar.br br Basha: Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur me hetuesi politike Rama-Marku një proces për të terrorizuar qytetarët e Kukësit.br br Jam krenar që jam sot pranë tyre dhe jam krenar që së bashku me deputetë të tjerë po hetohemi nga kjo hetuesi politike, e cila në mënyrë të verbër mendon se mund të mbysë revoltën e drejtë të njerëzve të thjeshtë.br br Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që nxiti revoltën e këtyre njerëzve të thjeshtë. Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar.br br Ndaj i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare, aktin që ndërmorën qytetarët e Kukësit për të refuzuar grabitjen dhe padrejtësinë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 04:28