Ora News - Kryepeshkopi Anastas uron Pashkët: Më shumë paqe e dashuri

Ora News - Kryepeshkopi Anastas uron Pashkët: Më shumë paqe e dashuri

Subscribe në Ora News këtu Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.br br Në festën e Pashkës besimtarëve iu është bërë thirrje që të përçojnë tek njerëzit e tjerë të vërtetën dhe shpresën.br br "Të gjitha qelizat e Trupit kishtar, të gjithë ne besimtarët, ftohemi të marrim pjesë në këtë detyrë që na e ka ngarkuar Perëndia, sipas mundësive, dhuratave dhe kushteve ku jetojmë. Tradita ngjallësore për të përçuar flakën e llambadhes paskale edhe te të tjerët, na rikujton detyrën për të ofruar të vërtetën dhe shpresën e Krishtit te njerëzit e tjerë."br br Janullatos ka ftuar çdo besimtar ti transmetojë dashurinë, paqe në dhe gëzimin tek njerëzit e tjerë.br br "Veçanërisht në epoka të vështira, si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thell dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe ku zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë mesazhin ngjallësor të gëzimit, të dashurisë dhe të paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tij."br br Shërbesa e Ngjalljes nis të shtunën në mbrëmje, në orën 23.15, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit".br br Pritja e rastit bëhet ditën e dielë, 8 prill, në selinë e Sinodit të Shenjtë (pas Katedrales), nga ora 12.30-14.00.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:50