Ora News - Kundër TVSH-se, tek Tregu Elektrik dhe Medreseja ulen qepenat

Ora News - Kundër TVSH-se, tek Tregu Elektrik dhe Medreseja ulen qepenat

Subscribe në Ora News këtu Biznesi i vogël mbylli qepenat në Tregun Elektrik por dhe në tregun e Medresesë. br br Kjo në shenjë proteste kundër skemës së TVSH-së.br br Në Tregun Elektrik ushtrojnë aktivitetin rreth 200 subjektebr br Protesta do të zhvillohet nga ora 11:00 deri në orën 12:00 dhe është parashikuar të mbahet dhe në tregun Çam, Tregu Ushqimor, Rruga e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit.br br Protestës së biznesve do ti bashkohet edhe Partia Demokratike.br br Grupi Parlamentar i PD u mblodh dje për të vendosur strategjinë që do të zhvillohet në protestë.br br Në përfundim të mbledhjes, demokratët kanë dalë me qëndrimin se opozita do të mbështesë protestën e biznesit të vogël por nuk do ta politizojë atë.br br Aksioni parlamentar do të fokusohet edhe në debatet në komisionet e e Kuvendit. Në fokus të protestave do të vijojë të mbetet refuzimi i taksave. br br Në mbledhjen e demokratëve ështe diskutuar edhe per bllokimin e rrugeve, ku kryedemokrati Basha mësohet të ketë deklaruar se ka presion nga qytetarë per zhvillimin e protestave.br br Edhe mazhoranca nuk do të rrijë "duarkryq". Ministria e Financave njoftoi mbrëmë se Minsitri Ahmetaj do të zhvillojë një takim me gazetarë në kuadër të informimit të bizneseve që preken nga ndryshimi i pragut të TVSH. br br Takimi nis në orën 10, një orë para protestës së biznesit të vogël që do të zhvillohet të martën nga ora 11-12.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 00:27

Your Page Title