Ora News - Reagimi i presidencës: Raporti i FH u keqpërdor, keqardhje

Ora News - Reagimi i presidencës: Raporti i FH u keqpërdor, keqardhje

Subscribe në Ora News këtu Presidenca reagon pas publikimit të raportit të Freedom House ku thuhet se "arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, ?i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit? , si edhe nga ?zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit?.br br Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh: Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.br br Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 35-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore. br br Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.br br Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar.br br Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:04