Report TV - Macron: Kemi provat për sulmin kimik në Siri

Report TV - Macron: Kemi provat për sulmin kimik në Siri

Franca pritet t?i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në ndërmarrjen e bo,mbarimeve apo disa formave të tjera të sulmit në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike, por mbetet ende e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. br br ?Ne kemi prova se javën e kaluar, 10 ditë më parë, u përdorën armë kimike, të paktën me klorinë, dhe se ato u përdorën nga regjimi i bashar al-Assadit? ? tha presidenti Emanuel Macron, pa dhënë detaje për provat dhe se si ishin marrë ato.br br Sulmi në qytetin e Doumas më 7 prill vrau dhjetëra njerëz, përfshi mjaft fëmijë.br br ?Skuadrat tona kanë punuar për këtë gjithë javën dhe tani na duhet të marrim një vendim, kur ta gjykojmë të të dobishëm dhe efikas? ? tha Macron për televizionin TF1 kur u pyet a ishte kaluar vija e kuqe.br br Macron tha se Franca dëshiron t?i eliminojë aftësitë e armëve kimike të regjimit sirian. Kur u pyet nëse do të ishin ato objektivi i bombardimeve, ai tha: ?Kur ta vendosim, dhe pasi t?i kemi verifikuar të gjitha informacionet?.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:50