Ora News - Instalohet mamografi e re në Durrës

Ora News - Instalohet mamografi e re në Durrës

Subscribe në Ora News këtu br Spitali i Durrësit është pajisur me aparatura të reja që prekin një shifër investimesh prej 780 mijë eurove. Tashmë pacientet do të mund të marrin shërbimet me mamografinë e re, grafi e fluoroskopi, grafi të lëvizshme dhe një sërë aparaturash të reja biomjekësore. br br Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës deklaroi se të gjithë spitalet rajonale do të ketë këtë vit investime të rëndësishme.br br Manastirliu: Nisim nga Durrësi investimet madhore për fuqizimin e spitaleve rajonale në infrastrukurë dhe pajisje biomjekësore, duke garantuar më shumë cilësi shërbimi afër vendbanimit të qytetarëve. Shembullin e QSUT do ta replikojmë në të gjithë spitalet e vendit. 4.5 milion euro janë investimet në aparatura në spitalet rajonale për këtë vit, për të garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.br br Ministrja Manastirliu u ndal edhe tek centrali i ri i sterilizimit, një investim 1.2 milion euro që ka sjellë një standart të ri të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikalë.br br Manastirliu: Sterilizimi dhe instrumentet e rinj kirurgjikalë kanë sjellë një epokë të re në kirurgjinë shqiptare, duke krijuar një standart të lartë të ofrimit të shërbimit dhe duke rritur sigurinë për pacientët me uljen e infeksioneve spitalore. Ky cetral do të shërbejë për 10 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit që kryhen në spitalin e Durrësit dhe spitalet e Krujës dhe Kavajës.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:05